OJQ Veprimi për Shoqërinë Demokratike (ADS) / Hibrid, ka mbajtur konferencë me temën “Kundërvënie ndaj tregimeve të dezinformimit përmes inovacionit dhe të mësuarit nga përvoja”, raporton Ekonomia Online.
Shkëlzen Osmani, nga ADS/Hibrid.info dhe HibridLAB ka shpjeguar se ky projekt është fokusuar në luftimin e dezinformimit nëpërmjet inovacionit dhe mësimit eksperiencues, me qëllim përmirësimin e rregullimit të informacionit në hapësirën digjitale.
“Iniciativa për krijimin e HibridLab ka nisë goxha vite më parë, mirëpo jetësimi nisi vetëm në fund të vitit të kaluar, atëherë kur morëm mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë për realizimin e projektit ‘Luftimi i Narrativave Dezinformuese përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperiencues’. Ne si Hibrid tashmë i bëjmë pothuajse të gjitha aktivitetet që shërbejnë në rregullimin e informimit në hapësirën digjitale, duke filluar nga kontrolli i fakteve, artikuj edukues, trajnime, info sesione, analiza të thella, raporte, emisione e shumëçka tjetër. Megjithatë, shihej qartë se përfshirja në solucione teknologjike, në krijimin e aplikacioneve, duhej të ndodhte gjithqysh. Dhe kështu, duke e ditur se ne si kosovarë shpenzojmë shumë kohë duke u informuar nga interneti, ndërkohë qe e vuajmë nivelin e ulët të edukimit, vendosim që t’u ofrojmë audiencës tonë zgjidhje direkt përmes aplikacioneve, për të shmangur keqinformimin dhe vjen nga hapësira digjitale”, tha ai.
Osmani tha se ideja e e HibridLab është që të mbledhë student nga fusha e studimit të TIK dhe gazetarisë për të gjetur zgjidhje në rregullimin e kësaj çështje përmes tri fazave, si ; faza e trajnimit intensiv të bazuar në praktikë, faza e inkubimit, që përbënë përzgjedhjen e ideve për zhvillim duke i monitoruar intensivisht e monitoruar ato, si dhe faza e akselerimit, duke i ndihmuar idetë më të mira për të qenë produkte më të qëndrueshme.
“Në fillim të këtij programi, pas shpalljes patëm rreth 50 aplikime nga studentë, kryesisht nga fusha e Teknologjisë Informative”, ka thënë Osmani.
Jennifer Lawson, këshilltare për çështje publike, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka thënë se kjo konferencë është dëshmi për përkushtimin e përbashkët të Kosovës me ShBA-në në luftimin e keqinformimin e shoqërisë.
“Është një dëshmi për përkushtimin e përbashkët dhe luftimin e keqinformimit. Kjo iniciativë është kritike për të përgjigjur sfidave përhapja e informatave të rrejshme. Ne jemi krenar që fondet tona kanë mbështetur krijimin e HibritLAB për t’iu kundërvënë keqinformimin. Kjo arritje i mundëson Hibrit për të luftuar dezinformatën dhe adreson keqinformimin. Ne jemi të bindur që këto përpjeke do të kontribuojnë për një shoqëri më te fuqishme dhe më të informuar dhe duke luftuar dukuritë e dëmshme. Ky program paraqet përkushtimin jemi të dedikuar të mbështesim nisma që integrojnë mediat dhe të fuqizojnë shoqërinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Në këtë konferencë është paraqitur prezantimet e studentëve të cilët kanë krijuar pesë aplikacione.
Aplikacioni i parë për vlerësim të transparencës në media, Aplikacioni për Kontroll dhe vlerësim automatik te Clickbait-it, Aplikacioni për identifikim të pretendimeve, Aplikacioni/loja për Edukim medial dhe aplikacioni për Informim Kredibil.