Xherdan Shaqiri e nisi vetëm një ndeshje si startues në fazën e grupeve nga tri të mundshme.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, luajti në takimin ndaj Skocisë.
Shaqiri madje shënoi një supergol pas një gabimi të mbrojtjes skoceze, duke ia fituar një pikë shumë të rëndësishme Zvicrës.
Me këtë gol, Shaqiri është futur në listën prej katër lojtarëve për golin më të mirë në xhiron e dytë të fazës së grupeve.
Të katër golat që janë në garë për më të mirin:
Tap below to vote for your favourite goal!
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 22, 2024
🇺🇦 Roman Yaremchuk vs Slovakia
🇩🇰 Morten Hjulmand vs England
🇨🇭 Xherdan Shaqiri vs Scotland
🇦🇹 Gernot Trauner vs Poland@AlipayPlus | #EUROGOTT
Xherdan Shaqiri ka vetëm 60 minuta në këmbët e tij në “EURO 2024”, duke mos u paraqitur në ndeshjet ndaj Hungarisë e Gjermanisë.