Përleshja mes qytetarit dhe një polici në Podujevë, dalin detajet

Prishtinë | 12 Pri 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sekiraçë të Podujevës, ku një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me sulm fizik mes dy personave.

Sipas raportit, i dyshuari ka sulmuar viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke shkaktuar një përleshje mes tyre.

Të dy palët kanë marrë tretman mjekësor për lëndimet që kanë pësuar gjatë incidentit.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar pjesëtar i PK-së  kështu që kanë ardhur deri te përleshja mes tyre.  Të dy palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme