Degjeneron në dhunë finalja e kampionatit kombëtar të Boksit.
Pas ndeshjes mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kanë zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.
Ndeshja u fitua nga Kajoshi i Vllaznisë, por tifozët, trajnerët dhe boksierët e Tiranës nuk ishin dakord me këtë rezultat duke bërë që përveçse në ring edhe në parket të plasë grushti.
Për disa minuta ka patur përplasje teksa është nevojitur ndërhyrja e policisë së Shkodrës.
Pas përleshjeve, ekipi i Tiranës vendosi të tërhiqej nga kompeticioni. /TCH