Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kan pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.