Përleshje mes protestuesve dhe policëve serbë

Prishtinë | 18 Dhj 2022 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Një grup i serbëve po protestojnë në Jarinje në afërsi të kufirit me Kosovën.

Grupi i ashtuquajtur “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika serbe”, nuk janë lejuar që të hyjnë në Kosovë nga policia serbe, shkruan Kossev përcjell Klankosova.tv

Mirëpo, pjesëmarrësit nuk kanë qëndruar të qetë dhe ka pasur përleshjes mes tyre dhe policëve.

Protestuesit kanë arritur që t’i shmanget kordonit të parë të policisë duke u ndalur nga grupi i dytë i policëve.

Kësaj proteste po i prijnë njeriu i afër me grupin paramilitar rus, Wagner, Damjan Knezheviq.

Ai u ka kërkuar policëve që t’iu lejojnë hyrjen në Kosovën.

Ata kanë kënduar këngë nacionaliste serbe duke sharë Kosovën dhe NATO-n.

Të ngjashme