Përleshje mes shqiptarëve, grekëve dhe rusëve në një burg në Greqi

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Një sherr masiv në të cilin u përfshinë dhjetëra të burgosur të kombësive të ndryshme, ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së enjtes në spitalin psikiatrik të burgut më të madh të Greqisë, Koridhalos.

Sipas policisë vendase, ka qenë gjendja e renduar e një të dënuari prej përdorimit të lëndëve narkotike, që ka sjellë reagimin e disa të dënuarve shqiptarë, të cilët nisen të përleshen me të dënuarit gjeorgjiane dhe rusë që mbahen në Koridhalos.

Në vazhdim, sherri mori përmasa të mëdha, nga përfshirja në të edhe e disa grekeve, por edhe e një grupi të dytë shqiptarësh, të cilët sulmuan grupin e rusisht folësve, me thika dhe armë të ftohta artizanale.

Prej përballjes së dy grupeve rivale, një shtetas grek gjeti vdekjen e menjëhershme prej thikave të grupit kundërshtar, ndërsa 6 të dënuar dhe 1 gardian, u dërguan në spital me plagë thikash.

Në spital në gjendje kritike prej sasisë së madhe të drogës së përdorur, pikërisht i dënuari për të cilin nisi e gjithë përleshja.

Të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në perimetrin e burgut janë shtuar masat e sigurisë.

Autoritetet thonë se nuk ka rrezik për arratisje, ndërsa situata është nën kontroll.

Në këtë burg mbahen gati 1600 të dënuar, ndërsa kapaciteti i tij është rreth 1200 vetë.

Vetëm gjatë tre muajt e parë të këtij viti, në Koridhalos janë ekzekutuar në një luftë mes bandave, tre shtetas shqiptare, ndërsa situata në të, paraqitet alarmante, për sa i përket kushteve te jetesës, por edhe sigurisë.

Në këtë burg veprojnë disa prej organizatave më të mëdha mafioze të vendit, të cilat janë tepër aktive brenda dhe jashtë burgut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme