Përleshje mes të rinjve në Emshir, theret me thikë një 21-vjeçar

Foto: Ekonomia Online/ Arkiv
Prishtinë | 04 Jan 2021 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se një përleshje ka ndodhur ndërmjer një grupi të rinjsh, sonte në mbrëmje në lagjen Emshir të Prishtinës, me ç’rast një 21-vjeçar ka mbetur i therur.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se policia ka arrestuar tre persona.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjea dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arritur që të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë tutje ai.

Të ngjashme