Në orët e paraditës në Gjimnazin “Eqrem Qabej” ka ndodhur një përleshje, ku kanë qenë të përfshirë katër persona.
Dy prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
Sipas dyshimit të organeve të rendit dy prej tyre janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, kurse dy të tjerë në cilësinë e viktimave.
Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.