Përleshje në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, dy nxënës të lënduar

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Në orët e paraditës në Gjimnazin “Eqrem Qabej” ka ndodhur një përleshje, ku kanë qenë të përfshirë katër persona.

Dy prej tyre kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Sipas dyshimit të organeve të rendit dy prej tyre janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, kurse dy të tjerë në cilësinë e viktimave.

Nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme