Një incident është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 13:40 në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës, ku një përleshje mes dy personave ka përfunduar me dëmtimin e një veture.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, pas një mosmarrëveshjeje verbale, një qytetar kosovar ka raportuar në polici se personi me të cilin ishte fjalosur i ka thyer xhamin e veturës. Policia ka ndërhyrë menjëherë pas raportimit dhe ka arrestuar të dyshuarin.
“I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit. Rasti është iniciuar si ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’”, tha Elezaj.