Një rrahje ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në sheshin e qytetit të Podujevës, ku dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, njëri prej tyre me lëndime.
Për Ekonomia Online lajmin është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të incidentit janë duke vazhduar.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rrahje në Sheshin e qytetit në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes një person është lënduar. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona (njëri nga ta i lënduar) të cilët ishin të përfshirë në rast”.