Pesë persona janë rrahur në fshatin Shirokë të Suharekës pas një mosmarrëveshjeje, të martën, shkruan Ekonomia Online.
Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar mjekësisht.
Policia ka intervistuar të dyshuarit, ndërsa prokurori ka vendosur t’i lirojë ata në procedurë të rregullt.