Një burrë 53 vjeçar është në gjendje kritike pasi është sulmuar jashtë stadiumit Anfield të ekipit anglez, Liverpool, para zhvillimit të ndeshjes së gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Romës.
Të dy burrat e moshës 25 dhe 26 vjeçare që vijnë nga Roma, janë arrestuar në dyshimet për tentim-vrasje.
Viktima, që besohet të ketë qenë simpatizant i Liverpoolit, po vuan nga një lëndim në kokë dhe është duke u trajtuar në spital, ka thënë policia.
Përmes një deklarate, Liverpool ka thënë se është “i shokuar” dhe është i gatshëm për të ofruar “mbështetje të plotë” për viktimën.
Përleshjet në mes të përkrahësve të të dy ekipeve kanë filluar pak kohë para nisjes së ndeshjes.
Rreth 80 simpatizantë të ekipit Roma është thënë të kenë përdorur hyrje-daljet e një zone ku ishin mbledhur mbështetësit e Liverpoolit.