Të paktën 30 vetë mendohet se kanë vdekur pasi një anija u përmbyt në Liqenin Mai-Ndombe në Republikën Demokratike të Kongos.
Raportohet se anija mbante më shumë se 400 vetë nga të cilët 170 janë shpëtuar, ndërsa më shumë se 200 janë zhdukur.
Muajin e kaluar, të paktën 167 vetë vdiqën në dy aksidente në liqenin Kivu.
Arsyeja e aksidentit është e paqartë, por besohet të jetë mbingarkesa me pasagjerë.
Kongo ka një rrjet të varfër rrugor dhe shumë zona janë të paarritshme, përveçse me avion ose anije. Presidenti Félix Tshisekedi bërë të detyrueshme që udhëtarët të veshin xhaketa shpëtimi pas incidenteve të shpeshta.
Por nuk dihet nëse udhëtarët në anije mbanin xhaketa shpëtimi. Ata po udhëtonin nga Inongo në Boliangwa.