Përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore në Shkodër

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Probleme nga moti i keq pati dhe në qarkun e Shkodrës këtë të hënë.

Në njësinë administrative Ana e Malit u përmbyt rreth 200 hektarë tokë bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Balvaderit.

Situata po monitorohet autoritetet lokale që këshillojnë qytetarët të evitojnë këto ditë udhëtimet drejt zonave turistike të Thethit.

“Niveli i hidrocentraleve është normal. Bashkitë kanë detyrë ligjore, të marrin përgjegjësitë për të zbatuar planet e emergjencave civile për monitorimin e situatës. Kjo do të jetë në bashkëpunim me sektorin e emergjencave civile. Sapo kemi kontaktuar edhe me ARRSH-në dhe deri tani firmat kontraktuese janë në gjithë segmentet që kanë në ngarkim. Në qarkun e Shkodrës të gjitha rrugët janë të aksesueshme”, deklaroi Majlinda Angoni, Perfekte e Qarkut të Shkodrës.

Nga reshjet në disa fshatra në zonat e thella malore të qarkut të Shkodrës ka pasur dhe shkëputje të herëpashershme të energjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme