Përmbytje të mëdha në Kroaci e Bosnjë, stuhi bore në Spanjë

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Disa vende të Europës vijojnë të përballen me pasojat e motit të keq.

Në disa rajone të Kroacisë është aktivizuar alarmi i kuq për shkak të reshjeve të dendura që rrezikojnë përmbytjen e shume zonave.

Në Dalmaci, Likë, Gorski Kotar dhe në disa vende të tjera niveli i reshjeve ka arritur deri në 80 mm. Shumë njerëz janë evakuuar, disa rrugë kryesore janë paralizuar dhe gjithashtu ka pasur probleme edhe me furnizimin e energji elektrike.

Image

Në Bosnje Hercegovinë, afër kufirit me Kroacinë, stuhia e fortë ka shkatërruar një kamp refugjatësh në të cilin gjendeshin rreth 2,000 persona. Në kamp nuk ka as energji elektrike dhe as ujë.

Ndërsa veriu i Spanjës është goditur nga stuhi të forta bore, me një shpejtësi ere deri 120 km/orë, që ka paralizuar qarkullimin në rajonet e Galithias dhe Asturias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme