Përmbytjet në Pakistan: Fatkeqësia do të kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë

Prishtinë | 30 Gus 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Planifikimit në Pakistan ka thënë se sipas vlerësime të hershme tregohet se përmbytjet shkatërruese që goditën vendin kanë shkaktuar të paktën 10 miliardë dollarë dëme.

Deklarata e tij vjen pasi një tjetër ministër i qeverisë tha se një e treta e kombit të Azisë Jugore është zhytur në ujë.

Të hënën, Pakistani mori një ndihmë prej 1.1 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), këto para kanë për qëllim të ndihmojnë ekonominë.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat historike të musonit kanë vrarë të paktën 1,136 njerëz dhe kanë prekur më shumë se 33 milionë, mbi 15% të popullsisë së vendit.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar gjithashtu rrugë, të mbjella, shtëpi, ura dhe kanë dëmtuar infrastrukturën në përgjithësi, shkruan BBC.

Të ngjashme