Për nder të Ditës së çlirimit të komunës së Deçanit është hapur ekspozita “N’Rrugë Drejtë Lirisë”, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ekspozitë janë paraqitur fotografi nga lufta e fundit dhe shumë dëshmorëve të rënë për liri, nga autori Isa Jasiqi.
Ai tha se qëllimi i kësaj ekspozite është nderimi i të rënëve për liri, të burgosurve politik dhe paraqitja e tyre në një formë më ndryshe.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Çlirimit, duke thënë se janë bërë bashkë për të nderuar të rënët për liri.
“Sot jemi bashkuar në shenjë të ditës së lirisë dhe kombit, andaj gëzuar dhe njëherë dita e lirisë”, tha Haradinaj.
Kryetari Bashkim Ramosaj e edhe se kjo ekspozitë duhet të arkivohet sepse ka rëndësi për dokumentimin e historisë, raporton EO.
“Kjo ekspozitë duhet të arkivohet”.
Autori i kësaj ekspozite i dhuroi një libër kujtimesh ish-kryeministrit Haradinaj, ish-kryetarit Rasim Selmanaj dhe kryetarit Bashkim Ramosaj.