Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë, është mbajtur një aktivitet sportiv me fëmijë, i cili është organizuar nga “Play International”, raporton Ekonomia Online.
Organizatorja Ana Larderet tha se ky aktivitet po mbahet sot për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë.
“Ky aktivitet po mbahet për nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë. Do të mblidhen fëmijë të qyteteve dhe komuniteteve të ndryshme. Qëllimi është që t’i ofrojmë fëmijët dhe të luajn lojra të ndryshme. Do të vijnë fëmijë nga Mitrovica, e qytete të tjera. Ne po punojmë me fëmijë të të gjitha etnive dhe qëllimi është të promovohet diversiteti kulturor. Tani Kosova është e lirë, e pavarur dhe si e tillë duket shumë e bukur”, tha ajo.
Ndërsa Arlinda Gecaj, vullnetare dhe kordinatore e projektit, në një prononcim për EO tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të mbledhin fëmijë dhe të luajn lojra të ndryshme.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të zhvillojmë lojra të ndryshme me fëmijë në mënyrë që t’i ofrojmë sa më shumë së bashku. Aktiviteti do të zgjasë rreth një orë, ku gjatë kësaj një ore do të mundohemi të argëtohemi së bashku”, tha ajo.