Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A.) dhe KfW, Frankfurt Am Main (“KfW”) për Projektin “Zhvillimi i Sektorit të Energjisë VII-Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit. Kjo marrëveshje parasheh huazimin e 25.5 milionë euro nga KfW, që më pas do të nën-huazohet tek KOSTT-I, për realizimin e projektit i cili ka për qëllim përmirësimin e sistemit të transmetimit në Kosovë.
Miratimi u bë nga i gjithë kabineti qeveritar.