Pas sulmit të mbrëmshëm ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agron Kabashi gjendje e tij shëndetësore është mirë dhe tani ai është në shtëpinë e tij, ka treguar për Insajderin, Shkodran Hoti, zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast kishte marr edhe lëndime trupore ku menjëherë është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, thuhet sipas njoftimit të mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje sulmin ndaj aktivistit të saj e ka quajtur sulm që ka motive politike.
“Këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe është sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e VV. (Insajderi.com)