Kur kërkoni punë ju duhet të jeni në dijeni të plotë të aftësive tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të gjeni punën e ëndrrave në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë.
Më poshtë, Ekonomia Online ju sjell janë disa këshilla se si mund të përmirësoni perspektivat e karrierës suaj gjatë kërkimit të punës:
Fokusohuni te punët që përputhen me aftësitë tuaja
Kuptoni aftësitë tuaja ekzakte dhe fokusohuni vetë në këto punë ku ju jeni të kualifikuar. Nuk ka kuptim të bëni një numër të madh aplikimesh në punë të papërshtatshme sepse aplikimi juaj vetëm do të refuzohet. Kështu që fokusohuni në punë që përshtaten me edukimin tuaj, ekperiencat e mëparshme dhe qëllimin e karrierës suaj. Kjo do të sjelli në dërgimin e më shumë aplikimeve cilësore.
Shkruani një letër motivimi që bie në sy
Letra e motivimit është shansi për të robëruar rekrutuesin. Shpenzimi i orëve ekstra për letrën e motivimit përpara dërgimit te rekrutuesi do të çojë në sigurinë e leximit të letrës së motivimit. Pa një letër motivimi të përshtatshme rekrutuesit dhe menaxherët nuk do ta kenë idenë se cilat janë qëllimet tuaja si punëkërkues kur aplikoni për një pozicion.
Korrigjoni
Korrigjon letrën e motivimit dhe CV disa herë përpara se të bëni aplikimin përfundimtar. Kërkojini një pjesëtari të familjes ose një miku të bëjë të njëjtën gjë për t’u siguruar se nuk keni bërë asnjë gabim. Çdo gabim i vogël gramatikor është i rëndësishëm për pozicionin e punës. Shumë rekrutues automatikisht e diskualifikojnë një aplikim sapo shohin një gabim gramatikor. Ndërsa gabimet e të dhënave ndikojnë automatikisht në pamundësinë për t`ju kontaktuar.
Veshja për një intervistë pune
Kur shkoni për një intervistë pune është esenciale që të jeni plotësisht të përgatitur për çdo aspekt të intervistës, duke përfshirë dhe veshjen. Një veshje e mirë do të japi një përshtypje të mirë tuajën e cila do të ndikojë te intervista që ju do bëni.
Tradicional apo jo?
Kur visheni për një intervistë pune ju duhet të përdorni logjikën tuaj e cila fillon që te lloji i kompanisë ku ju po aplikoni. Nëse kompania ka një profil të lartë atëherë ju duhet të visheni sikur po punoni atje. Kjo ka të bëjë me veshjen profesionale të një korporate, si një kostum apo fustan me një paraqitje të rregullt dhe të pastër. Rehatia gjithashtu është e rëndësishme.
Veshjet për intervistë
· Përgatisni veshjen më parë. Sigurohuni që është e pastër dhe e hekurosur.
· Pastroni këpucët tuaja ky është një nga aspektet e rëndësishme që intervistuesit shohin gjatë një interviste.
· Sigurohuni që flokët i keni në rregull.
· Mbani një make-up të balancuar. Sigurohuni që nuk keni vënë shumë make-up dhe nuk po tërhiqni vëmendjen e intervistuesit.
· Pastroni thonjtë.
· Mos përtypni çamçakëz gjatë intervistës.
· Shmangni veshjet e gjëra dhe tepër rastësore
Nëse keni për të bërë distanca të gjata sigurohuni që nuk keni rroba që rrudhosen shpejt.