Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashluara të Amerikës, kryetrari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashkë me Alush Gashin e LDK-së, gjatë ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit kanë takuar kryetarin e Parlamentit të Tajvanit, You Si-kun.
“Ishte nder i jashtëzakonshëm që në Lutjet e Mëngjesit në Uashington D.C të SHBA-së së bashku me mikun tim, kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën, të ishim të njejtën tavolinë me Presidentin e Parlamentit të Taiwanit (Legislative Yuan), You Si-kun”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.
Javë më pare ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte vizituar Tajvanin, i cili edhe më tutje mbetet aleati më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Azi, bashkë me Japoninë.