Autoritetet kineze i kundërpërgjigjen Bidenit: Pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Kinës kanë paralajmëruar se përpjekjet e Tajvanit për pavarësi “nënkuptojnë luftë”.

Kjo vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, rikonfirmoi angazhimin e tij ndaj Tajvanit dhe vendosi qëndrimin në Azi.

Duke komentuar deklarimet e autoriteteve kineze, Bideni ka thënë se deklaratat e tyre “janë për të ardhur keq”, duke shtuar se tensionet mbi Tajvanin “nuk kishin nevojë të çonin në konfrontim”.

Paralajmërimi i Bidenit vjen disa ditë pasi Kina rriti aktivitetet e saj ushtarake dhe fluturoi me aeroplanë luftarakë pranë ishullit, shkruan BBC-ja.

“Ne po u themi seriozisht atyre forcave të pavarësisë së Tajvanit se ata që luajnë me zjarr do digjen vetë dhe pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë”, ka deklaruar Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai gjithashtu mbrojti veprimtaritë e fundit ushtarake të Kinës duke thënë se ato ishin “veprime të nevojshme për të adresuar situatën aktuale të sigurisë në ngushticën e Tajvanit dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme