Përparim Rama mirëpret nisjen e “Sunny Hill Festival” në Prishtinë

Prishtinë | 02 Gus 2025 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka mirëpritur nisjen e edicionit të sivjetëm të “Sunny Hill Festival”.

Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një prej simboleve kulturore të kryeqytetit që sjell energji, art dhe bashkim për të rinjtë.

Festivali filloi dje dhe do të zgjasë për disa ditë, duke mbledhur artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë në zemër të Prishtinës.

Të ngjashme