Ekonomia Online
FUNDIT

Shkaktuan ortek bore, lëndohet njëri nga tre skitarët në Brezovicë

Shkaktuan ortek bore, lëndohet njëri nga tre skitarët në Brezovicë

Një skitar është lënduar gjatë ditës së sotme në zonën “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë, pas një oretku të borës që e shkaktoi bashkë me dy të tjerë teksa po skijonin në këtë zonë e cila nuk është e lejuar për skijim. Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin […]

Një skitar është lënduar gjatë ditës së sotme në zonën “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë, pas një oretku të borës që e shkaktoi bashkë me dy të tjerë teksa po skijonin në këtë zonë e cila nuk është e lejuar për skijim.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur po ashtu se Shërbimi i Shpëtimit ka arritur ta transportojë personin e lënduar te ekipet mjekësore.

“Rreth orës 12:30, tre skiatorë që po skijonin jashtë shtigjeve të lejuara në zonën “Foleja e Shqiponjës” shkaktuan një ortek të vogël, ku njëri prej tyre u lëndua lehtë në gju. Shërbimi i Shpëtimit reagoi menjëherë dhe e transportoi të lënduarin në ambulantën e Hotel Molikës, ku mori ndihmën e parë”, thuhet në njoftimin e tij.

Zëdhënësi Veseli ka theksuar se zona në fjalë njihet edhe për incidente të mëhershme andaj skijimi aty është i ndaluar.

Të ngjashme