Gjendet pa shenja jete një punëtor në një fermë peshqish në Istog

Prishtinë | 21 Nën 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, me konsultimin e të cilit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa hetimet janë duke vazhduar për ndriçimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit në konsultimit me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë dërgohet në IML. Hetimet janë duke vazhduar me qëllim të ndriçimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai për EO.

Të ngjashme