Perparim Rama në Ditën Botërore të Shëndetësisë: Një numër i madh i qytetarëve kanë marr shërbime shëndetësore

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetësisë bashkë me përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe me profesionistë shëndetësor.

Këtë e bëri të ditur vet kryetari përmes një postimi në facebook ku njoftoi për aktivitetet që shënuan këtë ditë.

“Një numër i madh i qytetarëve kanë marr shërbime shëndetësore si: matja e sheqerit në gjak, matja e tensionit dhe këshilla nga mjeku”, tha Rama.

Ai tha se në këtë ditë janë ofruar shërbime shëndetësore për të moshuarit në Qendrime ditore.

“Poashtu në këtë ditë janë ofruar shërbime shëndetësore në 4 Qendrat për Qëndrim Ditor për të moshuarit”, tha Rama.

“Kemi shpërndarë broshura për të vetëdijësuar qytetarët për jetë të shëndetëshme dhe kemi informuar për shërbimet që mund t’i marrin në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë”.

“Shëndet për të Gjithë”- ishte motoja e aktiviteve tona që është moto e këtij viti me rastin e kësaj dite.

Të ngjashme