Përparim Rama: Në qershor të 2026-tës Tram do të jetë këtu

Prishtinë | 06 Tet 2025 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar bashkëpunimi i Prishtinës me operatorët privat të transportit të Prishtinës për të zbatuar projektin për tram-in elektrik.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se ky bashkëpunim është një hap drejt planit për mobilitetin në kryeqytet.

“Në qershor të 2026-tës Tram do të jetë këtu!
Sot filloi zyrtarisht bashkëpunimi i Kryeqytetit me operatorët privat të transportit të ri të Prishtinës (TRIP) për zbatimin e projektit për tram-in elektrik. Ky është një tjetër hap drejt planit dhe vizionit tonë për mobilitetin në kryeqytet. Vizioni ynë po realizohet. Po e modernizojmë flotën e autobusëve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, po e ulim ngarkesën e trafikut në Prishtinë dhe po e vendosim qytetarin në qendër”, ka shkruar ai.

Të ngjashme