Komuna e Prishtinës ka shpallur tender në vlerë prej 16 milionë e 500 mijë euro për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, ndonëse me këtë punë merret Ndërmarrja Komunale “Pastrimi”.
Ky tender është i ndarë në gjashtë lote, derisa kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj apo tri vjet.
Afati për dorëzim të ofertave për këtë tender është deri më 30 dhjetor, në orën 14:00.
Për Llotin 1, do të angazhohen 30 punëtorë, për Llotet 2, 3,4 dhe 5 nga 20 punëtorë, derisa për Llotin 6 do të angazhohen 25 punëtorë.
“Për kryrjen e punëve efikase të punëve në fushën e menaxhimit të mbeturinave, pastrimit të shtratit të lumenjëve, pastrim të kanalizimeve dhe mirëmbajtjes së rrugëve OE duhet ti plotësojë këto kushte OE-ik duhet të ofroj dëshmi të mjaftueshme se ka realizuar shërbime për grumbullim të mbeturinave (menaxhim me mbeturina) apo edhe shërbime të ngjashme (mirëmbajtje verore, dimërore e hapësirave, pastrimi i shtratit të lumenjëve, mbledhja dhe largimi i mbeturinave, trajtimin e deponive ilagele, pastim të kanalizimit në 3 vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit te njoftimit për kontratë) minimum LLOTO 1- 8,100,000.00€. LLOTO 2-4,500,000.00€. LLOTO 3-4,050,000.00€. LLOTO 4-1,800,000.00€. LLOTO 5-1,800,000.00€. LLOTO 6- 4,500,000.00€”, thuhet tek kriteret.