Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shoferët e autobusëve privat po parkohen ilegalisht dhe po dëmtojnë infrastrukturën rrugore.
Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët që të lajmërojnë secilin rast ku vandalizohet me infrastrukturën rrugore.
“Derisa ne bëjmë çmos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore. Duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Ramës:
Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore.
Duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë!
Ju lutemi secilit qytetar që të lajmërojë këto vandalizma në një nga numrat e Qendrës së Thirrjeve të Kryeqytetit :
📞0800 1 22 33
📞0800 1 22 44
📞038 245 777
në mënyrë që të ndërmerren masa!