Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar Raportin e Parë të Punës.
Përmes një publikimi në Facebook, Rama ka lansuar raportin, ku thotë se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, bashkë me ekipin e tij, i ka vënë binarët e duhur.
Në Raport ndër të tjera, Rama thotë se ka punuar ngjeshur që i gjithë kabineti të zotërojë njohje të mirëfilltë të legjislacionit në fuqi (primar e sekondar) në fushën e vetëqeverisjes lokale.
“Prishtina, ndryshe nga çdo komunë tjetër, me Ligjin për Kryeqytetin gëzon status të veçantë, që përkthehet në kompetenca, por edhe në përgjegjësi të shtuara. Ky realitet përkon me ambicien tonë. Ne duam ta shtrijmë, deri në nivele kapilare, brenda dhe jashtë organit tonë vetëqeverisës, mendësinë e re – atë të Institucionit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.
Në linkun mund të shihni raportin e plotë.