Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerin, regjisorja Vjosa Berisha ka vdekur sot në spitalin University College Hospital në Londër.
I pikëlluar nga ky lajm u shpreh edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook tha se Vjosa ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore kinematografike të Kosovës.
Rama gjithashtu shkroi se sot Kosova ndjehet më e varfër, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha dhe Istrefi për këtë humbje.
Postimi i plotë:
Vjosa e Prishtinës! ☀️
Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.
Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.
I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe.