Përpjekja për grushtshtet në Venezuelë – Guaido thotë se qëndron i patundur

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i opozitës venezueliane Guaido i tha një turme njerëzish që kanë dalë në rrugë se ai do të “qëndrojë i patundur”.

“Sot jemi këtu dhe ne do të qëndrojmë të vendosur këtu dhe ne po kërkojmë ushtrinë që të bashkohet me këtë luftë politike dhe luftën për popullin venezuelian. Ne do të qëndrojmë së bashku këtu duke ushtrinë që të bashkohet në këtë demonstratë”.

Ndërkohë, aktualisht mbështetësit e Guaidos janë në rrugë në mes të gazit lotësjellës.

Në krah të Guaidos ka dalë edhe presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, i cili bëri një postim në Tëitter.

“Brazili bashkëndjen me simpatizon me vuajtjen e popullit venezuelian të skllavëruar nga një diktator i mbështetur nga PT, PSOL dhe ideologjikisht i përafruar. Ne mbështesim lirinë e këtij kombi motër për të jetuar më në fund një demokraci të vërtetë”.

Ndërkaq, Repuvlikanët e Senatit Amerikan po presin nga Sekretari Mike Pompeo që të informohen për situatën fluide të Venezuelës.

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi situatën në Venezuelë me Këshillin e tij të Sigurisë, tha Kremlini në një deklaratë sot.

“Pjesëmarrësit e takimit i kushtonin shumë vëmendje situatës në Venezuelë, në dritën e lajmit rreth një përpjekje për grusht-shtet,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.

Zyrtarët rusë thonë se opozita e Venezuelës po përpiqet të “nxisë konfliktin”.

Një kontigjent i vogël i specialistëve ushtarakë rusë është aktualisht në Venezuelë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme