Një person humbi jetën dhe katër të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përplasjes së dy anijeve mallrash në Detin e Veriut pranë brigjeve të Gjermanisë.
Sipas të dhënave anija “Verity” me flamur britanik u përplas me “Bahamian Polesie” në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që në bord ishin gjithsej 7 persona.
Përplasja raportohet të ketë qenë tepër e fortë dhe anija “Verity” është fundosur, e cila po udhëtonte nga qyteti verior gjerman i Bremenit për në Immingham.
Incidenti ndodhi në brigjet e Heligoland, një arkipelag gjerman i cili është pjesë e shtetit të Schleswig-Holstein.
Dy anije shpëtimi nga Shërbimi Gjerman i Kërkimit dhe Shpëtimit Detar një helikopter i marinës gjermane dhe një varkë e policisë ujore po ndihmojnë në operacionet e kërkimit, teksa kontributin e saj është duke e ofruar dhe një anije turistike.
Shkaku i përplasjes është ende i paqartë.