Në rrugën Kurshumlija-Prokuplje rreth orës 6.40 këtë mëngjes pati një përplasje të rëndë në mes të një autobusi dhe një kamioni.
Siç shkruajnë mediat serbe, autoritetet kanë thënë se në përplasjen e tmerrshme kanë gjetur vdekjen katër persona.
Po sipas të njëjtave informacione, nga ky aksident, edhe gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.
Përplasja ndodhi në Barlovo, në komunën e Kurshumlisë.
Siç mund të shihet në disa pamje, automjetet janë në flakë dhe aksidenti ka shkaktuar edhe vonesa në rrugë.
Dyshohet se autobusi në një moment kaloi në anën e kundërt të rrugës dhe e goditi direkt kamionin.
Autobusi u dogj plotësisht dhe kishte tre trupa të karbonizuar – dy pasagjerë dhe një shofer.