Themeluesi i Gazetës Blic, Astrit Gashi, i ka reaguar ashpër nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Ai madje ka paralajmëruar padi ndaj Konjufcës për shpifje, pas akuzave të këtij të fundit lidhur me financimin e Gazetës Blic.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovë, E pashë në portalin Gazeta Blic një lajm të rremë. Ky pretendim me titullin: “Konjufca i del përballë thirrjes së ambasadës amerikane – s’ka nevojë të na mbajë leksione askush” – është i pavërtetë. Dhe është shkrim i sponsorizuar në formë të shpifjes me paratë e ndyta të korrupsionit të pushtetit të vjetër. Unë nuk kam dhënë intervistë për këtë portal dhe për asnjë tjetër mbi këtë temë. Gazetaria e ka kodin e vet të etikës. Prandaj shpifje të tilla veç pse të ofrohet një duq me para të ndyta – janë të neveritshme. Gazetaria duhet ta ketë imunitetin e nevojshëm profesional nga paratë e hajnisë që e financojnë shpifjen dhe propagandën. Nëse portali Gazeta Blic nuk e tërheq këtë gënjeshtër dhe të më kerkojë falje publike, atëherë do ta padis në gjyq për shpifje”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ndërkaq, Gashi në reagimin e tij shkruan se Konjufca me qëllim të denigrimit dhe cenimit të imazhit të kësaj gazete ka shpifur për një lajm që vetë Konjufca e ka thënë në një televizion.