Përplasje bandash në Kavajë, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Kavajë | 04 Kor 2019 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë dhe 6 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit. Viktima mësohet se është një burrë rreth 50 vjeç. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe.

Viktima duket se është një i pafajshëm që duket se humbi jetën gjatë një përplasjeje me armë zjarri mes bandave në qytetin e Kavajës. Sipas raportimeve të para, referuar burimeve nga policia, kanë qenë dy grupe që janë përplasur me armë.

Po kështu Policia ka ndaluar 6 persona. Zyrtarisht nuk ka informacione nga policia.

Të ngjashme