Përplasje e fortë mes dy trenave në Gjermani, vdes një person

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Një pasagjer humbi jetën dhe të paktën 14 të tjerë u plagosën pas përplasjes së dy trenave në rajonin e Bavarisë së Epërme pranë Mynihut.

Sipas policisë gjermane dhe brigadës së zjarrfikësve, 80 pasagjerë të tjerë u ekzaminuan nga ekipet e urgjencës mjekësore, tha zëdhënësi i policisë së Mynihut, Andreas Franken.

Dy trenat u përplasën në jugperëndim të Mynihut në një seksion me një binar. Arsyeja e udhëtimit të trenave në të njëjtën linjë është ende e paqartë, ndërsa mësohet se njëri prej trenave dyshohet se doli nga shinat pas përplasjes.

Rreth 130 efektivë policie dhe zjarrfikës të shumtë rrethuan vendngjarjen. Deutsche Bahn (DB), operatori i hekurudhës, kishte njoftuar fillimisht në Twitter se kishte “objekte në shina” në zonën e aksidentit. Linja hekurudhore u mbyll dhe shërbimi u zëvendësua me autobusë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme