Në interpelancën për Rastin Dehari në Kuvendin e Kosovës, debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.
Më herët, kreu i VV-së kërkoi dorëheqjen e ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, në atë kohë ministre e Drejtësisë.
Kur, Hoxha e mori fjalën deputetë të Vetëvendosjes kanë ndërprerë fjalën e ministres, duke bërë zhurmë e duke goditur tavolinat.
Ata kanë thirrur “kriminele” në drejtim të ministres së PDK-së. Kjo ka nxitur reagimin e deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili filloi fjalosjen me deputetin e Vetëvendosjes, Sali Zyba. Më pas ndërhyri edhe deputeti Rexhep Selimi e u grumbulluan shumë deputetë të tjerë.