Një përplasje fjalësh ka ndodhur mes Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë dhe kryesuesit të kuvendit komunal, Fehmi Kupina.
Kjo për shkak se Leutrim Retkoceri i PDK-së kërkonte fjalën nga Fehmi Kupina, kryesuesi i Kuvendit.
Shefi i asamblistëve të PDK-së e paralajmëroi Kupinën se nëse nuk ia jep të drejtën e fjalës, atëherë “ne nuk do të vazhdojmë më”. Megjithatë, asamblistët e PDK-së, të cilët janë në bashkëqeverisje me LDK-në, lëshuan sallën.
“Nëse nuk e jep fjalën, na s’e shohim të rrugës me vazhdu. Kryesues vetëm respekto rregulloren”, tha Retkoceri.
Më pas, Kupina e luti atë që të jetë sa më tolerant.
“T’u kisha lut, përfundojna me grupet, ke mundësi me marrë fjalën. T’u kisha lut me qenë sa më tolerant që herave tjera në raport me mua. Edhe me ia dhonë fjalën zotëri Gashit edhe pas përfundimit të tij, ke mundësi me marrë fjalën, t’u kisha lutë”, tha Kupina, teksa bëri të ditur se herën e kaluar, teksa ishte duke folur asamblisti i AAK-së, Bahri Gashi, shkoi pa respektimin e rregullores.