Përplasje në parlamentin serb: Deputeti ia gjuan Drecunit flamurin e Kosovës (Video)

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 17:53 | Nga

Në seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj.

Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje qeverisë Haradinaj, shkruan Dan, transmeton Klan Kosova.

Momentin kur radikalët i gjuajnë flamurin Drecun’it, e keni në videon mëposhtë nga minuta e 16 deri 17 e 30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme