Përqafim me fatin

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Elona Pozhegu)

I referohem heshtjes sime
kafshoj ditët nga zemërimi
mendimet që marshojnë në braktisje
kur t’i dëshmoj çmendurisë
atëherë do të jem mbyllur në botën e artit
për politikat e shpirtit
me deputetët e asambleve këshilluese
për mëkatet
duke i djegur epshet e rinisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme