Vetëm tek ti

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 22:18 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Elona Pozhegu)

Unë rrjedha nga mungesa,
kur ty të kam kohët e fjetura zgjohen.

Ti i di në imtësi,
sikur tërë kockat ishin thyer në krevat.

Rri zgjuar se në ëndërr nuk më sheh
kjo jam veç se kujtimet më kanë lodhur.

Frikësohem nga vetvetja,
sikur vetëvritem duke puthitur duhan.

Sa ndjenja të etura, trupi më valëvit si flet trëndafili
e uritur për qetësinë e buzëve, që rrjedhshëm flasin.

Te ti ndalova sepse të dashuruarit
kurrë s’mund të thonë lamtumirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme