Kimistët fajësojnë tre kimik-atë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës
Shumica prej nesh e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen dhe përvëlimin që ndjen kur prek hithrën qoftë edhe aksidentalisht. Po çfarë ka kjo bimë që na djeg kaq shumë?
Një mësues kimie ka shpjeguar që hithrat janë të mbuluara me push. Në momentin që pushi bie në kontakt me lëkurën, majat e pushit thyen dhe shërbejnë si gjilpëra të holla përvëluese duke transmetuar helmin e hithrës nga bima në lëkurë.
Dikur mendohej që burimi fillestar i dhimbjes nga pickimi i hithrës ishte një acid (i njëjti që gjendet në helmin e milingonave), por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar që ky acid është në nivele shumë të vogla.
Tani, kimistët fajësojnë tre kimik-atë të njohur si: histamina, acetiklolina dhe serotonina që gjenden në vrerin e bimës.
Çuditërisht serotonina është një neurotransmetues i njohur si “Hormoni i Lumturisë”, por i kombinuar me dy kimikatet e tjerë funksionin si irritues. Të tre “musketjerët” e vrerit të hithrës shkaktojnë inflamacion dhe shumë dhimbje. Arsyeja përse djegia dhe dhimbja zgjasin shumë është se në lëngun e lëshuar gjenden edhe dy acide të tjerë (tartarik dhe oksalik) që së bashku shkaktojnë shumë dëm.
Nëse përballeni me një takim të tillë “përvëlues” me hithrën mos bëni banjë ose mos u lani me ujë të ngrohtë. Kruajtjet dhe irritimi do të zgjasin më shumë. Shkrini pak sodë buke në ujë dhe me të lyeni zonën e irrituar. Edhe lëngu i aloe verës dhe kompresat e ftohta do t’jua zbusin sado pak dhimbjen.