Përse fëmijëve u rrjedh gjak nga hundët

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 09:14 | Nga

Dukuria e rrjedhjes së gjakut nga hundët te fëmijët kryesisht i brengos prindërit, mirëpo arsye për frikë më së shpeshti nuk ka.

Kryesisht përsëritja e rrjedhjes (epistaksa) ndodh për shkak të traumës së vogël të mukozës së hundës për shkak të futjes së gishtave apo ndonjë objekti në hundë.

Arsyeja tjetër më e shpeshtë, aq më parë në muajt e dimrit, janë infeksionet virusale të rrugëve të sipërme respiratore.

Epistaksa më së shpeshti ndodh te infeksionet me virusin e gripit dhe adenoviruseve, të cilat dëmtojnë mukozën e hundës dhe vetvetiu enët e vogla të gjakut bëhen të ndjeshme ndaj traumës minimale të cilën e shkaktojnë teshtitja dhe fshirja e shpeshtë e hundës.

Dikur gjakrrjedhja nga hundët ishte pasojë e alergjive, ekspozimit ndaj ajrit të ngrohtë dhe të thatë, apo lëndimeve të kokës.

Te fëmijët nuk bën ta injorojmë mundësinë e trupit të huaj në hundë. Veç kësaj, ilaçet e caktuara të cilat fëmija i ka marrë, gjithashtu mund të shkaktojë gjakrrjedhje.

Shumë rrallë fjala është për gjakrrjedhjen për shkak të çrregullimeve të koagulimit të gjakut, malformacionet vaskulare apo puçrrës në hundë.

Nëse fëmijës i rrjedh gjak nga hundët mos i ktheni kokën pas, as mos e lini në pozitë të shtrirë, sepse atëherë gjaku rrjedh nëpër gurmaz dhe fëmija do ta përpijë.

Ngritja e duarve, gjithashtu, nuk ka kurrfarë efekti, por vetëm do ta lodhni fëmijën.

Nëse mundet vetë fëmija duhet lehtë t’i fryjë hundët, ndërkaq fëmijëve të vegjël me pompë të vogël pastrojani hundët nga koagulimi gjakut. Pastaj lehtë shtrëngoi vrimat e hundëve dhe mbani ashtu disa minuta.

Fëmijëve që kanë më shumë se dy vjeç në hundë mund t’i qitni pikë vazokonstriktore (përshkruhen për teshtitjen apo rrjedhjen nga hundët), të cilat zvogëlojnë vëllimin e enëve të gjakut dhe ndërpresin rrjedhjen e gjakut.

Te fëmijët më të vegjël përdorni tretjen hipertonike të kripës së detit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme