Kryeministri dhe Presidentja dje dhe sot po fokusohen tek mërgata. KM gjatë vikendit publikoj një paragraf ku doli me një ide për garancione për huatë e diasporës nëse invetojnë. Sot edhe presidentja paska thënë “ata janë zemra dhe shpirti i Kosovës’. Çka ka ndodhë ndërkohë, pse i gjithë ky përkushtim papritur?
Me siguri se kjo ka të bëjë me publikimin e rezultateve të regjistrimit të popullsisë. Nga ajo që u publikua, kishim qytet që kishin për vetëm katër vite mbi 45,000 qytetarë/banorë më pak, sikur rasti i Prizrenit. E në përgjithësi nga shumica e komunave të vendit kishte -270,00 banorë. Ndërsa bilanci i përgjithshëm ishte negativ me rreth -200,000 banorë më pak për katër vite, apo nga viti 2020.
Ky mund të kthehet në nja problem elektoral dhe zgjedhor për qeverinë aktuale. Si e kemi parë, qeveria nuk ka reaguar rreth cenzusit edhe pse e ka klasifkuar si një ndër projektet më të rëndësishme. Qeverisë nuk po i përlqejnë të gjeturat, edhe pse ajo më vonë do t’i përforë binacin negativ të regjistrimit për paraqitje të rritjes ekonomike, sidomos për BPV për kohë banori dhe për papunësi.
E tash, nga frika që gjatë zgjedhjeve të ardhshme opozita do të kërkojë llogari për migrimin e theksuar, qeveria po fillon me kriju dhe projektu një imazh ku diaspora thirren për investime dhe të kthehen në Kosovë.
Presidentja duhet se po i ndihmon Kurtit dhe LVV që të krijoj një opinion dhe klime ‘pozitive’ rreth temës. Thirrjet sikur ‘zemra dhe shpirti i Kosovës’ apo edhe ‘dritaret garantuese për kredi’ janë sa kozmetike dhe pa efekt aq edhe patetike në aspektin e politikave publike apo kushteve për investime dhe biznesbërje.
Akcesi në kredi është problemi më i vogël i diasporës për investim. Klima biznesore, sundimi i ligjit, energjia, talenti dhe shkathësitë e punëtorëve e sidomos një ekosistem dhe infrastrukturë për përkrahje biznesore dhe të sektorit privat janë esenciale për investime. Mbi të gjitha, diskursi dhe gjuha e ‘luftës’ që qeveria po përdorë si dhe destabiliteti politik janë katastrofik për investime dhe ekonomi. Këto janë problematikat rreth investimeve, e jo akscesi në kredi apo fjalët sikur ‘Zemra e Kosovës’.
Rrjedhimisht, qeveria duhet fillimisht të përmirësojë kushtet për bizneset ekzistuese në vend. Ekonomia jonë ka një strukturë të bazuar në tregti kryesisht, ku gjysma e ekonomisë vjetore humbet jashtë vendit me bilancin negativ të mallrave që kap vlerën -5 miliardë në vit nga 10 miliardë euro sa është BPV.
Pastaj Tregu i Punës është në gjendje të mjerueshme. Kemi një situatë absurde ku rreth 60% të fuqisë punëtore apo personave në moshë pune janë jashtë tregut të punës. Hiç më pak se rreth 700,000 persona nuk janë fare në treg! E në anën tjetër kemi kërkesë e nevoja për punëtorë të shkathtë të cilët nuk gjenden lehtë.
Sikurse qeveria dhe kryeministri, por edhe presidentja, të ishin të interesuar për ekonominë, bizneset dhe sektorin privat i cili ua paguan pagat atyre, ata do të kishin së paku një person përgjegjës për ekonomi. Nuk kanë asnjë. Kanë ministër të financave dhe transferve, ministër të tregtisë, të energjisë… por asnjë person nuk është përgjegjës për ekonomi. Një qasje fragmentuese që gjeneron kaos dhe anarki në treg, pa politika e vizion e përpjekje që ka nevojë.
Kjo nënkuptojqë ‘dritarja’ për mërgatën është kryesisht një dritare e spinit të komunikimit për të projektuar një sukses rreth politikave ekonomike dhe të migrimit. Në fund, ka për qëllim votën, jo rritjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve ekonomike në vend.
Sikurse qeveria të ishte serioze në këtë temë, ajo do t’i rregullonte kushtet bizneseve dhe prodhuesëve vendorë, që gjatë viteve të inflacionit i ka vetëm në mëshirë të fatit. Gjithashtu, sikur kjo të ishte e rëndësishme për qeverinë, ata kishin bërë dicka për fermerët dhe bujqit vendorë që paguan norma të interesit të lartë sa rreth 13% vetëm pak muaj më parë.
Por nëse nuk të intereson personi yt, në vendin tënd, si mund të bëhesh i mirë për tjetrin? Nuk ka mundësi as logjikë. Fillimisht duhet të rregullojmë shtëpinë tonë dhe të kujdesemi dhe përkrahim bizneset në vend e pastaj të jemi në gjendje të i ndihmojnë mërgatës që edhe ashtu e kanë shpëtuar me vite e dekada ekonominë e Kosovës nga falimentimi.