Përse nuk është zbuluar kura kundër kancerit?

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Mjekësia ka kryer punë të mirë në zvogëlimin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru, por nuk ka bërë punë aq të mirë me kancerin. Pavarësisht luftës katër-dekadë-she me këtë sëmundje – e cila ka kushtuar qindra miliarda dollarë – vetëm në Amerikë diagnostikohen 1.7 milionë njerëz në vit me kancer, ndërsa 600,000 njerëz vdesin në vit nga kjo sëmundje. Përse nuk është zbuluar kura kundër kancerit?

Arsyeja kryesore se përse kanceri ka qenë problem i vështirë për ta trajtuar është për shkak të mungesës bazike të informacioneve rreth mekanizmave molekularë që e shkaktojnë atë. Ilaçet e para që kanë filluar ta trajtojnë kancerin – kimioterapitë – kanë ardhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ishte zbuluar se njerëzit që ekspozohen ndaj mustardës së nitrogjenit, kimikal i njëjtë me gazin e mustardës, kishin pësuar zvogëlim të dukshëm në qelizat e bardha të gjakut, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kishin hetuar në qoftë se këta përbërës mund të përdoreshin për ta ngadalësuar rritjen e qelizave të shpejta, siç janë qelizat kanceroze. Kësisoj ka filluar epoka e testimit të përbërësve të ndryshëm kimikal për të parë nëse do t’i vrisnin tumorët. Ilaçet të reja ishin zbuluar që vepronin kundër kancerit, por nuk zbulonin shkaktarin e kancerit e as faktin se përse këto tretmane shpeshherë funksionin vetëm përkohësisht.

Sidoqoftë, qysh nga atëherë është shënuar progres i jashtëzakonshëm. Falë kuptimit më të gjerë dhe më të thellë për qelizat biologjike dhe gjenetikës, sot ekziston një numër i madh – i cili është vazhdimisht në rritje – i terapive të cilat janë dizajnuar në një nivel molekular për t’i njohur karakteristikat e veçanta të qelizave kanceroze. Bashkë me kimioterapinë, ndërhyrjet kirurgjike dhe radioterapinë, këto tretmane – të cilat përdoren veçmas apo në kombinim – kanë shpirë në rritje të ngadaltë, por të qëndrueshme, të pacientëve që i mbijetojnë kancerit.

Kanceri i cili shfaqet në fëmijëri dhe kanceri i gjirit tani janë më të shërueshëm se asnjëherë më parë. Por, ende mbetet shumë punë për t’u bërë: disa nga ilaçet e reja kundër kancerit janë produkt i kuptimit të thellë të mënyrës se si ndryshohen qelizat kanceroze dhe si i ikin heqjes nga trupi. Sot, kanceri shihet më pak si sëmundje e organeve, dhe më shumë si një ndër mekanizmat molekularë që shkaktohet nga mutacioni i gjeneve të caktuara.

Ndikimi i këtij ndryshimi në mënyrën se si mendojmë është se tretmani më i mirë, të zëmë shembull kancerin kolorektal, mund të jetë i dizajnuar dhe i aprovuar për përdorim kundër tumoreve në pjesë krejtësisht të ndryshme të trupit, siç janë gjinjtë.

Sidoqoftë, një premtim të jashtëzakonshëm mund ta kemi nga një terapi e re, e cila quhet imunoterapia, e cila pajisë sistemin e imunitetit të trupit për ta luftuar kancerin.

Bota ende nuk ka shëruar shumë lloje të kancerit të cilat ekzistojnë. Por, përgjatë pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme, epoka e mjekësisë së personalizuar mund të shohë progres enorm në shndërrimin e sëmundjes së kancerit në diçka që i mbijetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme