I druheni kancerit? Mësoni 10 mënyra parandaluese

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Shumë ekspertë konsiderojnë se si kanceri nuk është e thënë domosdo të jetë vetëm “pasojë gjenetike”, por në krijimin e tij me të madhe ndikojnë edhe shprehitë dhe rrethanat jetësore.

Meqenëse ushqimi ka ndikim të jashtëzakonshëm të shumëfishtë në shëndetin e njeriut, hapat e parë në luftë kundër kësaj sëmundjeje të keqe duhen të fillojnë pikërisht me ndryshimet në meny.

Rezultatet pozitive nuk do të mungojnë, prandaj informohuni për ushqimin dhe disa shprehi të cilat do të bëhen aleati juaji i mirë i shëndetit sipas rekomandimit të Huffington post.

1. E kaltra është e shijshme dhe e shëndetshme

Boronicat e kaltra janë “yjet” më të mëdha kur është fjala për mbushjen e organizmit me antioksidantë. Përmbajnë edhe nivel të lartë të antocianineve, të cilat frenojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

2. Vendoseni çajnikun

Çaji i bardhë dhe i gjelbër përmbajnë EGCG, ekstraktin bimor dhe antioksidantin i cili mund të mbrojë qelizat e shëndetshme.

3. Dojeni xhenxhefilin

Xhenxhefili mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë ashtu që lehtëson inflamacionin në traktin tretës.

4. Bëni sallatë – në gotë

Lakra përmban izotiocianatet, të cilat ndihmojnë pastrimin e trupit nga materiet kancerogjene, derisa mollët kanë efekte antikancerogjene në zorrën e trashë.

5. Lëvizni

Rreth gjysmë ore ecje e shpejtë ditore mund të përmirësojë gjumin dhe energjinë dhe potencialisht të reduktojë rrezikun nga kanceri dhe diabeti.

6. Shijojeni pozitën e gjarprit

Joga mund të lirojë nga stresi dhe të forcojë sistemin e imunitetit.

7. Mos harroni të nxirrni frymën jashtë

Pesë minuta në ditë ndani për frymëmarrje të rregullt. Frymëmarrja e rregullt mund të ndihmojë në “fshirjen” e efekteve negative që i ka stresi në shëndetin trupor dhe shpirtëror.

8. Fokusohuni në fibra

“Corn flakes” janë burim i mirë i fibrave, të cilat përveçqë i ndihmojnë trupit për të eliminuar toksina mund të lehtësojnë urinë duke e mbajtur nivelin e sheqerit në gjak.

9. Pini kafe

Konsumimi i rregullt dhe i moderuar i kafes është i lidhur me rrezikun më të vogël nga kanceri i qelizave bazale të lëkurës.

10. Konsumoni djegës

Speci i kuq i bluar (biberi) përmban kapsaicinë, e cila mund të dëmtojë qelizat e kancerit duke sulmuar burimin e tyre të energjisë pa shkaktuar dëm në qelizat e shëndetshme përreth.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme